Selia zgjedhore e Donald Trumpit kontestoi sot rezultatet e votimit në zgjedhjet presidenciale në shtetin federal të Wisconsinit dhe njoftoi një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë.
Kjo ndodhi pasi guvernatori i Wisconsin, Tony Evers, konfirmoi fitoren e Joe Bidenit në atë shtet të hënën, transmeton Telegrafi.
“Do të jetë një tjetër në një seri gjyqesh kryesisht të pasuksesshme, të iniciuara nga ekipi ligjor i Trumpit për shkak të parregullsive të pretenduara të zgjedhjeve dhe përmbysjes së vullnetit elektoral të qytetarëve në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të cilat, sipas rezultateve zyrtare, u fituan nga kandidati demokrat Joe Biden”, raporton reuters.
“Padia e sotme përfshin gjithashtu katër çështje me prova të qarta të paligjshmërisë, të tilla si ndryshimi i paligjshëm i zarfave të votave të atyre që nuk u paraqitën në qendrat e votimit, përvetësimi i fletëve të votimit të parregullta dhe mbajtja e tubimeve të paligjshme të votimit të quajtur ‘Demokracia në Park’” shkruan në njoftimin e ekipit të Trump.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, guvernatori i Wisconsinit, Tony Evers konfirmoi fitoren e e kandidatit Joe Biden.
Wisconsin është një nga shtetet kryesore në të cilat presidenti aktual, Donald Trump kundërshtoi fitoren e demokratit dhe kërkoi një rinumërim të votave. /Telegrafi/