Telegrafi

Trump: Amandamenti i 25-të nuk përbën asnjë rrezik për mua

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, ka deklaruar se amandamenti i 25-të nuk përbën asnjë rrezik për të.

Këto komente i bëri të ditura gjatë vizitës në Teksas përkatësisht tek muri në kufirin SHBA-Meksikë, transmeton Telegrafi.

“Fjala e lirë është në sulm si kurrë më parë”, u shpreh ai. “Amandamenti i 25-të përbën zero rrezik për mua, por do të kthehet përsëri për ta ‘ndjekur’ Joe Biden dhe administratën e tij”, ka deklaruar Trump.

Lexo po ashtu Trump thotë se nuk ndihet aspak fajtor për kaosin në Kongresin amerikan

“Tani është koha që vendi ynë të shërohet. Një kohë për paqe dhe qetësi”, theksoi mes tjerash ai.

Reagimi i tij vjen pasi komiteti i rregullave të Dhomës së Përfaqësuesve po zhvillon një seancë dëgjimore mbi një rezolutë që pretendon se Donald Trump “reklamoi gjerësisht dhe inkurajoi gjerësisht” turmën të shkaktoi kaos në Kongresin amerikan dhe se zëvendëspresidenti Mike Pence duhet të marrë detyrën e presidentit.

Ndryshimi i Amandamentit të 25-të lejon nënpresidentin të bëhet president i përkohshëm kur një president nuk është në gjendje të vazhdojë detyrat e tij, nëse për shembull, ai ose ajo bëhet i paaftë për shkak të një sëmundje fizike ose mendore. /Telegrafi/