Site icon Telegrafi

Trump akuzon Kinën se ka vjedhur dronin amerikan në ujërat ndërkombëtare

Donald Trump ka akuzuar Kinën për “vjedhjen”e dronit të marinës amerikane, i cili u konfiskua në ujërat ndërkombëtare të Kinës Jugore të premten.

“Kina vjedh dronët amerikanë në ujërat ndërkombëtare; e ‘nxjerr nga uji dhe e merr me vetë’ në Kinë në një akt të paprecedent”, shkruajti Presidenti i zgjedhur dditën e sotmë në Twitter.

Ushtritë e të dyja vendeve thuhet se janë në bisedime e sipër për të diskutuar kthimin e dronit, konfiskimi i të cilit ka shkaktuar zemërim të thellë në Pentagon, shkruan “The Independent”, transmeton Syri.net.

Sipas SHBA-ve droni ishte duke kryer kërkime shkencore nënujore dhe kontrollohej nga kontraktorët civilë.

Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar një ankesë formale diplomatike në Kinë duke kërkuar kthimin e tij.

Exit mobile version