Donald Trump, pavarësisht ecurisë së debatit të tretë presidencial apo fatit të fushatës për Shtëpinë e Bardhë, një betejë e ka fituar ndaj Hillary Clinton-it.
Aeroplani i përdorur nga biznesmeni gjatë fushatës presidenciale ia kalon dukshëm “rivalit”, të përdorur nga Hillary Clinton.
Të dy mjetet fluturues janë parkuar në aeroportin ndërkombëtar “MCCarran” të Nevadës, Las Vegas. Trump përdor një “Boeing 757” të rinovuar, ndërsa Clinton një “Boeing 737”. Aeroplani i Trump rezulton më i shpejtë dhe më modern, transmeton shekulli.
Të dy aeroplanët janë të pajisur edhe me simbolet zgjedhore të dy kandidatëve, të cilët po i shëtisin në të katër anët e Shteteve të Bashkuara.