Site icon Telegrafi

Trulloset keq gjatë xhirove të shpejta, nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe godet shtyllën (Video)

Motoçiklisti i paemëruar që bëri disa xhiro të shpejta, humbi kontrollin dhe nuk mund të qëndronte më në këmbë. Madje, humbi kontrollin dhe goditi një shtyllë.

Derisa në asfalt shiheshin shenjat e gomave, ai provoi të ngrihej për tu larguar, por ishte trullosur keq dhe nuk po mund të kontrollonte lëvizjen, transmeton Telegrafi.

Videoja që është postuar në llogarinë Bad Drivers në Facebook, është parë më se pesë mijë herë brenda një kohe të shkurtër.

Pamjet janë shpërndarë në forumet e motoçiklistëve, për të ngritur vetëdijen mbi manovrat e rrezikshme, që kryhen pa praninë e specialistëve apo mbrojtësve të rendit. /Telegrafi/

https://youtu.be/xEXDXZwjsls

Exit mobile version