Telegrafi

Trulli: Button nuk do të mbetet nën hijen e Hamiltonit

Pasi u shpall kampion me Brawnin sezonin e kaluar, Button vendosi për një sfidë të re te McLareni, ku do të ketë për konkurrent kampionin nga viti 2008, britanikun Hamilton.

Mirëpo, Trulli kundërshton kritikët që e shohin Buttonin nën hije të Hamiltonit te skuadra e re.

“Nuk mendoj se Jenson do të ‘tretet’ nga Lewis. Jenson meriton të jetë kampion bote dhe do të jetë një konkurrencë e mirë te McLaren”, ka thënë për BBC Sport, Trulli i cili në sezonin e ri do të drejtojë Lotus F1. /Telegrafi/