Televizori i madh nuk është gjithmonë i përshtatshëm.
Edhe pse shumica mendojnë që televizori i madh gjithmonë është opsioni më i mirë, kjo mbase vlen vetëm nëse keni edhe dhomën e qëndrimit ditor të madhe.
Mirëpo, nëse dhoma e ditës apo dhoma e gjumit nuk u ngjajnë terrenit të futbollit, atëherë mund të gjendeni para situatës që sytë pothuajse t’ju ngjiten për ekrani – edhe pse uleni në pjesën tjetër të dhomës.
Fatmirësisht, shumë lehtë mund të zbuloni se cila madhësi e televizorit vërtet ju nevojitet, transmeton Telegrafi.
Gjykuar sipas shumicës së prodhuesve të televizorëve, madhësia e përshtatshme e televizorit përcaktohet duke e matur distancën nga e cila do të ndiqni programin televiziv dhe atë distancë ta pjesëtoni me numrin 3.
Pra, nëse jeni larg nga televizori 3 metra, kjo pikërisht është 300 centimetra.
Atë numër pjesëtoni me numrin 3 dhe do të arrini diagonalen e përsosur të televizorit për shtëpinë tuaj – 1 metër (40 inç – 1 inç është barazi me 2,54 centimetra). /Telegrafi/