Site icon Telegrafi

Truku i thjeshtë që i parandalon problemet me ereksion

Një terapiste e seksit ka zbuluar një truk të fshehtë se si t’i shmangni problemet me ereksion.

Problemet e tilla janë shumë të zakonshme te meshkujt, e posaçërisht tek ata mbi moshën 40-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë se zakonisht këto probleme shfaqen si pasojë e stresit, lodhjes, ankthit apo konsumimit të tepërt të alkoolit.

Kate Moyle, terapiste psikoseksuale dhe e lidhjeve, ka thënë se shumë shpesh, si çift, njerëzit nuk e kuptojnë se përse shfaqen problemet me ereksion dhe kjo ndodh për shkak të ankthit apo shqetësimit.

“Çfarë duhet të bëni është ta largoni shqetësimin e seksit penetriv për një sasi të caktuar kohore. Është mirë ta largoni presionin se duhet të keni ereksion dhe kështu të përqendroheni në seks jo-penetriv, siç është paraloja dhe prekjet.

Duke e larguar presionin kjo u mundëson çifteve ta shijojnë momentin së bashku”, ka treguar ajo.

Kate po ashtu sugjeron që për një muaj të mos bëni seks penetriv dhe marrëdhënien ta përqendroni vetëm në momente të paralojës. /Telegrafi/

Exit mobile version