Një eksperte e bukurisë ka zbuluar mënyrën se si mund ta shfrytëzoni në maksimum maskarën tuaj.
Truku i mëposhtëm merr kohë vetëm 60 sekonda dhe garanton që e tërë maskara do t’ju del nga tubi kur të thahet.
Sipas Sarah Seigel, problemi më i zakonshëm me maskara është tharja.
Duke shkruar për Popsugar, Sarah ka thënë se çelësi për t’ju zgjatur më shumë maskara janë uji dhe ngrohja.
Ajo ka shpjeguar se kur tubi i saj i maskarës thahet, ajo vetëm e ngrohë një gotë ujë dhe e vendos tubin e mbyllur të maskarës në të.
Pas rreth një minute, ju mund ta largoni tubin e maskarës dhe do ta vëreni se përbërësit janë shkrirë pakëz.
Ekspertja e bukurisë ka thënë se ky proces e ndihmon maskarën ta largojë tharjen dhe të zbutet. /Telegrafi/