Profili juaj
Inteligjente, beson në potencialin tënd por ke gjithmonë nevojë të të thonë se sa e zonja je. Gjithmonë aktive, dhe ke shpirtin e iniciativë. Kush të rri afër nuk mërzitet kurrë me ty. Miqtë i trajton pak si të ishin prona jote. Kujdes se mund t’i humbasësh.
Në dashuri kërkon gjithçka dhe shpejt, mundësisht për gjithmonë, të paktën deri sa ta vendosësh ti. Për ty partneri ideal është një njëri dinamik, i fortë dhe i vendosur që di të të mbajë kokën.
Sugjerime për trukun
Për t’i zmadhuar buzët mund të bësh një trajtim estetik “filler”. Estetisti dermatolog përmes mikroinjeksioneve nën lëkurë, e mbush buzën me acid hialuronic, absolutisht natyral, i cili nuk jep efekte anësore. Meqenëse kjo substancë me kohë absorbohet nga lëkura trajtimi duhet të përsëritet të paktën çdo 6 muaj.
Ngjyrat: E kuqe, e kuqe koral dhe okër. Një truk për t’u dukur buzët më mishtore është: pasi keni aplikuar të kuqin aplikoni mbi të edhe një shkëlqyes trasparent. /Telegrafi/