Është shumë e rëndësishme se si e aplikoni korrektorin
Pas një nate pa gjumë, jeni parë në pasqyrë dhe keni parë qese të errëta nën sy?
Natyrisht, që duhet t’i fshihni dhe nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos nëse nxitoni të shkoni në punë.
Megjithatë, artistët e grimit kanë një zgjidhje, transmeton Telegrafi.
Grimi mund të mbulojë të gjitha papërsosmëritë vetëm nëse përdoret siç duhet.
Të gjithë e dimë se korrektori shërben për të kamufluar zonën e fryrë poshtë syve, puçrrat dhe skuqjen. Kur mbulojnë qepallat, gratë zakonisht vendosin korrektor nën sy. Megjithatë, artistët e grimit kanë rregulla paksa të ndryshme.
Përdorni dy nuanca të korrektorit për të mbuluar plotësisht qeskat poshtë syve dhe rrathët e zinj dhe për ta bërë fytyrën të duket e freskët dhe rrezatuese.
Aplikojeni atë me nënnuancë të verdhë nën sy në formë trekëndëshi, përzieni mirë dhe më pas përdorni një korrektor me nënnuancë të ftohtë. Aplikohet në cepin e syrit dhe deri në fund, si dhe në cepat e buzëve.
Në këtë mënyrë bëhet një kontrast, sepse vizualisht duket sikur qepallat nuk kanë qenë kurrë aty.
Kur aplikoni korrektor, kaloni me brushë dhe përdorni pudër për të mbajtur gjithçka në vend. /Telegrafi/