Site icon Telegrafi

Truku më i mirë për t’ua shtuar vëllimin e flokëve

Ky truk merr kohë vetëm pak minuta dhe kërkon vetëm një produkt.

Megjithëse jemi mësuar që rutina jonë e dushit të përfshijë së pari larjen me shampon pastaj me zbutës, duket se ka ardhur koha për ta ndryshuar këtë, transmeton Telegrafi.

Të themi më mirë, stilistët e flokëve janë duke sugjeruar se përdorimi i zbutësit të flokëve para shamponit është renditja e duhur për t’i pasur flokët sa më të shëndetshme dhe më të mira.

Zbutësi i flokëve i furnizon ato me lagështinë e duhur, por e bën më të vështirë mbajtjen e vëllimit.

Sidoqoftë, nëse fillimisht i trajtoni flokët me zbutës dhe pastaj i lani me shampon, flokët do të vazhdojnë të ushqehen, por pa mbetjet e zbutësit, të cilët zakonisht janë shkaktarët se përse keni flokë të yndyrshëm.

Të njëjtën procedurë mund ta aplikoni edhe nëse përdorni maskë në vend të zbutësit. /Telegrafi/

Exit mobile version