Një produkt që të gjithë e kemi në shtëpi që ia rikthen shkëlqimin!
Është koha për një xhaketë lëkure dhe me mjetet e mëposhtme, e vjetra mund të duket si e re!
Xhaketat e lëkurës kërkojnë mirëmbajtje. Në këtë mënyrë u zgjatet jetëgjatësia dhe mund t’i vishni me vite.
Të gjithë pyesin se me çfarë mjetesh mund ta lyejnë xhaketën, por zgjedhja e produktit varet nëse është lëkurë natyrale apo artificiale.
Përpara se të përdorni produktin, sigurohuni që të kontrolloni etiketat e prodhuesit të xhaketës, transmeton Telegrafi.
Ja cilat produkte janë efektive për xhaketat e lëkurës:
Vaj për lëkurë
Vaji i lëkurës është produkti që përdoret më shpesh për mirëmbajtjen e xhaketave të lëkurës. Kur ta aplikoni, do të shihni që lëkura bëhet sërish e butë dhe me shkëlqim. Duke përdorur këtë vaj, rreziku i plasaritjes ose tharjes zvogëlohet. Vaj lëkure duhet të aplikohet në një leckë dhe të fërkohet butësisht në xhaketë. Lëreni të thahet në mënyrë natyrale.
Pudra e fëmijëve
Shumë nuk e dinë se pudra e fëmijëve mund të ndihmojë. Për të rifreskuar veshjet prej lëkure, fërkoni pak pudër të fëmijëve në një pjesë të xhaketës ose të fundit dhe më pas fshijeni me një leckë me mikrofibër. Kur përdorni pudër për fëmijë duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë jakës dhe pjesëve të mëngëve pranë kyçit të dorës, sepse këto janë vendet që konsiderohen më të dëmtuarat.
Krem dhe balsam për lëkurën
Kremi i lëkurës përmban përbërës të specializuar për të hidratuar dhe mbrojtur lëkurën, ndërsa balsami ndihmon në mbajtjen e xhaketës të butë dhe me shkëlqim. Kremi aplikohet në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen. Nëse përdorni krem, përpiquni ta aplikoni me kujdes. Lëreni gjithashtu xhaketën të thahet në mënyrë natyrale.
Produkte pastrimi
Para se të merrni vaj ose krem, sigurohuni që të pastroni xhaketën. Është e rëndësishme të hiqni pluhurin, njollat dhe papastërtitë. Ju mund ta bëni këtë me sapun dhe ujë të butë ose të përdorni një pastrues të veçantë të lëkurës. Ajo që ekspertët e modës paralajmërojnë gjithmonë është të provoni gjithmonë një sasi të vogël në një zonë të vogël për t’u siguruar që nuk do të ndryshojë ngjyrën e lëkurës. /Telegrafi/