Një truk magjepsës me fluska ka lënë internetin të habitur.
Një video e publikuar së fundmi tregon magjistarin Pierpaolo Laconi-Whitedream, duke e performuar një truk të jashtëzakonshëm me fluska me një vajzë të vogël.
Videoja, e postuar tregon magjistarin duke krijuar një fluskë masive rreth vajzës, e cila më pas shpërndahet në pika uji vezulluese, përcjell Telegrafi.
Që nga postimi në rrjete sociale, videoja ka mbledhur mbi 7.6 milionë shikime dhe një sërë komentesh nga përdoruesit e internetit.
Superrr pic.twitter.com/S22DqZnpkv
— Enez Özen (@Enezator) June 24, 2024
“Kjo është magjike”, shkroi një përdorues.
“Një nga gjërat më të mira që kam parë ndonjëherë”, shkroi një tjetër.
Ndërkohë, Whitedream është mbajtës i rekordeve botërore Guinness për fluskën më të madhe të fryrë me dorë. /Telegrafi/