Ky përbërës i lirë, nëse është për t’u gjykuar sipas dukjes së damave të përmendura, vërtet ka sukses
Një numër i madh i yjeve ndër të cilat edhe Jennifer Aniston dhe Victoria Beckham, vite të tëra theksojnë që një produkti ia kanë borxh bukurinë dhe shëndetin e tyre, transmeton Telegrafi.
Besoni apo jo, fjala është për uthullën e mollës.
Victoria Beckham ka zbuluar që çdo mëngjes në lukth të thatë i pi 2 lugë uthulle molle.
Jennifer Aniston thotë vetëm që e konsumon, por nuk ka zbuluar si. Edhe një adhuruese e uthullës së mollës është Elizabeth Hurley, së cilës për linjë të trupit ia kanë lakmi gjysma e kolegeve më të reja.
Ajo gjithashtu ka pranuar që e konsumon në mëngjes, por pasi që shija nuk i pëlqen, e përzien me ujë. Uthulla e mollës është treguar që nxit dukjen rinore të lëkurës.
Shumica e përdornin për dobësim, sepse përshpejton metabolizmin dhe jep ndjenjën e ngopjes, pra edhe e pengon ngrënien e tepërt.
Këtë metodë e përdor edhe Kourtney Kardashian madje dy herë në ditë përzien uthullën e mollës me ujë.
Ky truk i lirë, nëse është për të gjykuar sipas dukjes së damave të përmendura vërtet ka sukses. /Telegrafi/