Shumë femra bëjnë gabime me lapsin, zbuloi diva e Hollywoodit
Ja si e vendos Jennifer Lopez buzëkuqin e kuq në mënyrë që të duket gjithmonë pa të meta!
Jennifer Lopez tregoi se si vendos buzëkuqin e kuq, një buzëkuq i njohur që prej dekadash nuk ka dalë nga moda, por që shumë femrave u krijon telashe kur përpiqen ta aplikojnë.
Ndiqni këshillat e këngëtares së njohur dhe do të dukeni e përsosur:
1. Vizatimi i buzëve
Jennifer nuk përdor laps buzësh në nuancën e buzëkuqit, por ekskluzivisht “nudo”. Me një laps në ngjyrën natyrale të lëkurës, fillimisht vizaton buzët dhe pastaj vendos buzëkuqin e kuq, transmeton Telegrafi.
2. Kujdes me buzëkuqin!
Jennifer Lopez më pas vendos buzëkuq të kuq (nga koleksioni i saj, ne e dimë, çfarë rastësie) nga mesi i buzëve deri në skajet. Shumë gra fillojnë nga njëra anë në tjetrën, por ajo fillon nga qendra e buzëve. Duke përdorur një furçë buzëkuqi, ajo e lyen me kujdes dhe rregullon skajet, gjithashtu furça është e dobishme për të hequr tepricat ose nëse keni “ngatërruar” diçka.
3. Hidratimi është çelësi
Pas një buzëkuqi të kuq të aplikuar në mënyrë perfekte, J.Lo nuk anashkalon balsamin hidratues, i cili jep shkëlqim dhe plotësi. Dhe, grimi me buzëkuq të kuq ka përfunduar! Mos i humbisni rregullat e modës për femrat mbi 50 vjeç, të cilave Jennifer i përmbahet dhe shikoni video udhëzimin për aplikimin e buzëkuqit të kuq.
/Telegrafi/