Të gjithë e dimë që korrektori shërben për të kamufluar regjionin e ënjtur nën sy, puçrrat dhe skuqjet
Kur mbulojnë gropat e syve, femrat kryesisht korrektorin e vendosin nën sy. Mirëpo, grimuesit kanë rregulla pak më ndryshe.
Për t’i mbuluar tërësisht gropat nën sy dhe rrathët e errët, ndërkaq fytyra të duket e freskët dhe e shndritshme përdorni dy nuanca korrektori, transmeton Telegrafi.
Atë me nëntonin e verdhë qiteni nën sy në formë trekëndëshi, blendoni mirë dhe pastaj përdorni korrektorin me nëntonin e ftohtë. Ai qitet në këndin e syrit dhe në skaj, si edhe në këndet e buzëve.
Në këtë mënyrë bëhet kontrasti për shkak të të cilit vizualisht duket sikur qeska kurrë nuk ka pasur aty.
Kur të qitni korrektorin, kalojeni me brushë pudrën e gurtë në mënyrë që të gjitha të tjerat të jenë në vend të vetin.
Në video-shtojcën shikoni si duket e gjithë procedura:
/Telegrafi/