Çdo çift ballafaqohet me sfida dhe probleme gjatë lidhjes, por duket se ekziston një truk pesë-minutësh i cili mund të jetë çelësi për t’i mposhtur këto probleme.
Qoftë nëse jeni duke kaluar më pak kohë së bashku apo jeni lodhur duke u kujdesur për fëmijët, ndjenjat se po largoheni nga partneri mund të ndodhin shumë lehtë pa e vërejtur fare, transmeton Telegrafi.
Në periudhën para lindjes së fëmijëve, zgjidhja e këtyre problemeve ka mundur të jetë po aq e thjeshtë sa duke dalë në darkë romantike, duke ecur bashkë ose duke qëndruar në shtrat dhe duke shikuar televizor.
Por nëse punoni dhe menaxhoni shtëpi e familje, çfarë nëse nuk keni më kohë për t’ia dedikuar lidhjes?
Epo, këtu ju sjellim lajmet e mira, pasi që një eksperte ka sugjeruar se shkëndijat e pasionit mund të ndizen shumë lehtë – krejt falë momenteve të vogla.
Belinda Williams ka sugjeruar se çiftet duhet të përpiqen të kenë momente të vogla çdo ditë – një pesë-minutësh për t’u përqafuar, për t’u puthur ose çfarëdo gjesti tjetër të veçantë.
Kjo quhet mikro-moment dhe ua rekomandon të gjithë klientëve të saj.
Sipas saj, momentet e tilla ndikojnë që çifti të ndihet ende i dashuruar dhe të sigurt.
Edhe psikologët e mbështesin idenë e ekspertes, duke treguar se ky truk vërtet se mund të funksionojë. /Telegrafi/