Site icon Telegrafi

Truku 3-minutësh për përmirësimin e performancës gjatë ushtrimeve me intensitet të lartë

Meditimi dhe ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë (HIIT) janë dy gjëra krejtësisht të kundërta.

Pas së gjithash, kur mezi jeni duke marrë frymë gjatë kohës kur jeni duke bërë ‘burpee’, vështirë se jeni duke menduar si të qëndroni të qetë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, është e rëndësishme t’i merrni disa mësime nga bota e meditimit: Qetësohuni dhe kontrollojeni frymëmarrjen!

Gjatë ushtrimeve me intervale të intensitetit të lartë, kontrollimi i frymëmarrjes dhe ritmit është i domosdoshëm. Duke inkorporuar elemente të caktuara të meditimit në ushtrimet HIIT, ju mund ta përmirësoni performancën atletike dhe t’i maksimizoni rezultatet.

Në meditim, frymëmarrje përdoret për ta fokusuar mendjen dhe për ta qetësuar sistemin nervor qendror, dhe kësisoj ndikon në fiziologjinë dhe psikologjinë e individit.

E njëjta gjë mund të aplikohet edhe te ata që bëjnë ushtrime HIIT.

Pra, është e rëndësishme që të dini si ta mbani ritmin dhe ta kontrolloni frymëmarrjen gjatë ushtrimeve intensive!

Por, si ta aplikoni meditimin në ushtrimet HIIT? Fillimisht, praktikojeni meditimin para se ta aplikoni në ushtrime.

Përpiquni tre deri në pesë minuta të bëni frymëmarrje përqendrimi para stërvitjeve. Dhe gjithmonë kijeni parasysh se mund ta kontrolloni gjendjen tuaj përmes frymëmarrjes. /Telegrafi/

Exit mobile version