Çdo grua e di se sa e lehtë është të dëmtosh çorapet najlonit
Kjo ndodh më shpesh për shkak të lëkurës së thatë në duar, thonjve, bizhuterive.
Para se të blini një palë çorape të tilla, duhet të dini madhësinë të cilën do ta zgjidhni, transmeton Telegrafi.
Nëse zgjidhni shumë të vogla, ato do të dëmtohen shpejt, por nëse i zgjidhni shumë të mëdha, nuk do të duken aq mirë sa duhet.
Kur mbathni çorape najloni, duhet t’i kushtoni vëmendje disa gjërave të vogla.
Këshillohet që para se t’i mbathni të aplikoni losion në duar dhe këmbë, në mënyrë që ato të jenë të lëmuara dhe të mos dëmtoni fijet e ndjeshme.
Gjithashtu, kini kujdes që të hiqni të gjitha bizhuteritë dhe orën, përpara se t’i mbathni, në mënyrë që të mos grisni çorapet tuaja të najlonit.
Kur filloni t’i mbathni, mos i tërhiqni vrullshëm çorapet, por tërhiqni ngadalë që të mos i dëmtoni.
Mos harroni të kontrolloni nëse pjesët e brendshme të këpucëve që keni ndër mend t’i mbathni janë lëmuara ose kanë diçka që mund të dëmtojë çorapet.
Nëse ato grisen pak, kapini për manikyrin e thonjve në mënyrë që plasaritja të mos përhapet.
Ngrirja gjithashtu ndihmon
Stilistja Denise Caldwell thotë se ngrirja e najloneve ruan ngjyrën, parandalon formimin e rruazave mbi to dhe largon qimet, të cilat shpesh mund të ngjiten në to. Ky truk ndihmon edhe me çorapet me rrjetë.
Për të qëndruar më gjatë, lajini ato, vendosini në frigorifer, përpara përdorimit të parë dhe lërini aty brenda natës. Thuhet se temperaturat nën zero forcojnë pëlhurën.
I ftohti vepron në molekulat në fije në mënyrë që pas kthimit në temperaturën e dhomës ato bëhen më rezistente ndaj dëmtimeve. /Telegrafi/