Periudha e dimrit nuk mund të imagjinohet pa lulet poinsettia, të cilat janë shumë të bukura dhe i zbukurojnë shtëpitë
Poinsettia ka nevojë për një temperaturë prej 18 deri në 21 gradë për zhvillimin e duhur. Temperatura nuk duhet të bjerë kurrë nën 12 gradë, sepse do të humbasë gjethet.
Duhet të shmangni blerjet në markete, ku temperatura, sidomos në dimër, është dukshëm më e ulët, transmeton Telegrafi.
Kushtojini vëmendje edhe mbrojtjes së luleve gjatë transportit, madje edhe ftohja afatshkurtër mund ta dëmtojë atë.
Gjethet janë shumë delikate, ndaj bëni kujdes që të mos i dëmtoni.
Kur yjet e Kërshëndellave i sillni në shtëpi, është mirë t’i vendosni në një vend të ndritshëm me dritë të mirë dielli dhe lagështi.
Mos harroni temperaturën, ajo nuk duhet të jetë më e lartë se 21 deri në 22 gradë, përndryshe gjethet do të zverdhen dhe do të bien.
Poinsettia e do dheun me lagështi, kështu që nuk mund ta lëmë të thahet shumë, bima do të “marrë” aq ujë sa i nevojitet. /Telegrafi/