Gjithmonë kemi nevojë për zgjidhje të dobishme dhe të shpejta për kuzhinë
Po ju japim disa zgjidhje për situatat më të shpeshta në kuzhinë, transmeton Telegrafi.
Truku për vezët e thyera
Në rast që ju bie nga dora veza, gjë që më së shumti në çast ju nevrikos, sepse zakonisht ju bie pa dashur dhe përhapet në pllakat e dyshemesë së kuzhinës, mos u shqetësoni.
Vetëm hidhni kripë dhe shpejt të bardhat e vezës do të thithen.
Mbetjet mblidhni lehtë me një leckë të njomur.
Shkëlqimi i bakrit
Enët e bakrit gjithmonë janë më të bukura kur shkëlqejnë sikur të reja. Kjo gjë mund të arrihet në një mënyrë të thjeshtë: Shkëlqeni bakrin me keçap.
Spërkatni pak keçap në një leckë dhe fërkojeni tenxheren e bakrit, enën, tabakanë.
Shpëlani enën në ujë të ngrohtë dhe do të bëhet si e re.
Eliminoni aromat e pakëndshme nga kutitë e plastikës për mbajtje të ushqimit
Askush nuk është plotësisht i sigurt përse, mirëpo herë pas here po, nëse zhubrosni një gazetë dhe e fusni në enët plastike, ato do t’i eliminojnë aromat e pakëndshme gjatë natës.
Vetëm kujdesuni që më pas t’i lani rrënjësisht kutitë tuaja të plastikës, sepse gazetat lënë gjurmë. /Telegrafi/