Ditën nuk ka asnjë problem: rrahjet janë një gjimnastikë natyrale që ndalon qarkullimin e limfës. Por natën, qepallat rrinë pa lëvizur dhe kjo shpjegon fryrjen poshtë syve ndonjë mëngjes. Për të parandaluar, ja 5 rregulla të arta:
1. Pastrojini ato me një ëmbëlsi me anë të një losioni apo një xheli jo të yndyrshëm. Evitoni gjestin e pastrimit të menjëhershëm: kaloni sistematikisht diskun e pambukut nga poshtë lart pa fërkuar.
2. Kujdesuni që të mos vendosni krem (dite apo nate) në ekstremitetet e qepallave. Ideale është që të përdorni një xhel apo serum specifik për konturet e syve.
3. Krijoni zakonin e stimulimit të rregullt të mbetjeve limfatike gjatë ditës. Mbështetni majat e gishtërinjve mbi qepalla të mbyllura, presoni, qetësohuni. Bëjeni rreth 10 herë.
4. Tonifikoni muskujt e vegjël të qepallave. Rrotulloni sytë (të mbyllur apo të hapur) në të gjithë drejtimet, pastaj presoni fort mbi qepalla shumë herë pa i picërruar.
5. Çdo mëngjes, vendosni disa sekonda një gazë të njomur në ujë të vakët mbi sytë tuaj dhe menjëherë pas tyre dy të tjera me ujë të ftohtë. Ky efekt ngrohtë-ftohtë liron konturet e syve. /Telegrafi/