Site icon Telegrafi

Truk perfekt për dysheme të shkëlqyera: Ju mjafton vetëm ky përbërës!

Nëse konsideroni që dyshemetë tuaja kanë nevojë për pak freskim, merrni vetëm disa qese çaji të zi

Çaji i zi do t’i pastrojë, do t’i bëjë të shkëlqejë, por edhe do ta pengojë zhvillimin e baktereve në dysheme, transmeton Telegrafi.

Pos kësaj, e gjitha është tërësisht natyrale, andaj nuk do të detyroheni të thithni kimikate të dëmshme nga mjetet e ndryshme për pastrim.

Në dy litra ujë të vluar qitni tetë qese çaj të zi dhe lini të qëndrojnë 10 deri në 15 minuta.

Shtrydhni tepricën e lëngjeve nga qesja dhe hidhni qeset.

Kjo është përzierje për dyshemetë me ngjyrë më të errët, ndërkaq nëse dyshemetë tuaja janë më të shndritshme, qitni më pak qese çaji, nga katër deri në gjashtë qese.

Kur të ftohet çaji, njomeni leckën dhe provojeni në një pjesë të vogël të dyshemesë.

Kushtoni kujdes që lecka të mos jetë tepër e njomur, ndërkaq dyshemetë do të duhej të jenë të pastra para se të filloni me çajin për pastrim.

Kaloni mirë nëpër të gjitha gërvishtjet, sepse çaji do t’ju ndihmojë që t’i kamufloni.

Përdorni vetëm çaj të zi për këtë pastrim dhe dyshemetë tuaja do të shkëlqejmë më shumë se kurrë më parë! /Telegrafi/

Exit mobile version