Patatja e pjekur për shumicën e njerëzve është njëra ndër ushqimet më të preferuara. Ky është truku i vogël i cili mund t’ju ndihmojë që patatet gjithmonë të jenë përsosmërisht krokante
Pothuajse nuk ka fëmijë, por as njeri të rritur që nuk i duan patatet e pjekura. Prandaj një ekip i gjellëbërësve për sajtin Good House keeping ka ndarë recetën me ndihmën e së cilës patatet e pjekura gjithmonë do të jenë krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda.
Truku është që duhet t’i zieni saktësisht një kohë të caktuar dhe të përdorni përbërësin “sekret” – miellin, transmeton Telegrafi.
E para që duhet të bëni është që të kujdeseni që patatet të jenë pjesërisht të ziera para se t’i fusni në furrë. Kjo do t’i zbusë paksa dhe do “t’u lejojë” që me rastin e pjekjes “të formojnë” kore në skaje, andaj patatet do të jenë krokante.
Gjellëbërësit thonë që është me rëndësi që patatet të zihen saktësisht 12 minuta, sepse në të kundërtën do të jenë tepër të buta dhe tepër të ziera. Pastaj këshillojnë që pas zierjes patatet t’i kulloni dhe t’i lini që të thahen tre minuta.
Pason truku i vogël i cili do t’ju çojë deri në pjekjen e përsosur krokante të patateve – pjesërisht të ziera dhe të kulluara patateve qitni miell.
Në fund, është shumë me rëndësi që para pjekjes të qitni pak vaj në tepsi, pastaj ta nxehni në furrë. Dhe vetëm kur vaji të jetë i nxehtë, qitni patatet në tepsi dhe piqni në mënyrën e zakonshme. /Telegrafi/