Për disa, pastrimi i mikrovalës është detyrë mjaft problematike, e cila zakonisht përfshin përdorimin e produkteve me kimikale të ashpra, sfungjerë të dëmtuar dhe në fund nuk pastrohet mirë!
Dhe për shkak se njollat apo grimcat e ushqimeve shpeshherë mbesin prapa derës së mbyllur të mikrovalës, është shumë e lehtë të përtoni apo të harroni ta pastroni, transmeton Telegrafi.
Por, sot do t’ju njoftojmë me një truk interesant, i cili nuk përfshin sprejin pastrues, por vetëm limonë!
Ky truk nuk është i ri, por është tejet i lehtë dhe i nevojshëm.
Çfarë ju nevojitet:
– Një tas
– 1 limonë
– 1 leckë pastrimi
Filloni duke derdhur gjysmë gote ujë në tas. Pastaj prejeni limonin në dysh, shtrydhni dy pjesët në tas, por edhe hidhni dy copat e limonit në atë tas.
Posa ta keni përfunduar këtë proces, futeni tasin në mikrovalë dhe ndizeni mikrovalën për 3 minuta apo derisa të vlojë uji.
Pasi të vlojë uji, lëreni tasin në mikrovalë edhe 5 minuta tjerë në mënyrë që aciditeti i limonit dhe avulli i ujit t’i zbusin të gjitha njollat nga ushqimet.
Kur të kenë përfunduar 5 minuta, largojeni tasin nga mikrovala. Në këtë pikë, limoni e ka kryer shumicën e punës; tash ju thjesht duhet ta pastroni mikrovalën me leckë. /Tlegrafi/