Dëgjoni këshillat e kuzhinierit të famshëm dhe kënaquni me shijen fantastike të mishit të pulës
Jamie Oliver rregullisht ndan këshilla kulinare për përgatitje të ushqimeve të ndryshme dhe zbulon truqet me ndihmën e të cilave arrihet shije e mrekullueshme.
Këtë herë ka treguar si ta piqni në mënyrën më të përsosur pulën, transmeton Telegrafi.
▪ Pritni pulën e freskët deri në eshtra në tri pjesë në pjesën e kofshëve në mënyrë që mishi të piqet mirë.
▪ Me kujdes futjani duart nën lëkurë në pjesën e mishit të bardhë dhe atë hapësirë mbusheni me përzierje të erëzave të bashkuara nga majdanozi i freskët i prerë imët, borziloku dhe rigoni, pastaj qitni kripë, piper dhe shtoni pak vaj ulliri.
▪ Nën lëkurë futni edhe disa feta gjalpi i cili mishit do t’i japë shije të mirë, por edhe do ta mbrojë mishin e bardhë që të mos thahet gjatë përpunimit termik.
▪ Në pjesën e brendshme të pulës futni një limon të nxehur, i cili do t’i japë freski dhe më shumë shije ushqimit tuaj.
▪ Para se ta fusni pulën në furrën e nxehur në 220 gradë Celsius rreth një orë, lidheni me një rrjetë të vogël për pjekje të mishit. /Telegrafi/