Site icon Telegrafi

Truk i dobishëm: Çfarë të bëni kur bluza juaj e kuqe i bën me ngjyrë të brendshmet e bardha?

Foto: Dreamstime

Veshjet me ngjyra të ndezura lëshojnë një pjesë të bojës në temperatura të larta. Ky është veçanërisht rasti me rrobat e reja

Kjo është arsyeja pse është mirë që gjithmonë të ndahen rrobat me ngjyra, veç ato më të errëta dhe veç ato më shkëlqyera dhe t’i lani ato në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.

Çfarë mund të bëni?

Për të mos ju ndodhur kjo gjë, më parë kontrolloni etiketën. Nëse në të shkruan që rroba nuk bën të zbardhet, mos e zbardhni. Ajo shenjë duket si një trekëndësh me një X mbi të.

Mirëpo, në shumicën e rasteve rrobat e bardha nga 100% pambuk e përballojnë këtë, sepse zakonisht fjala është për çarçafë, peshqirë dhe rrobat e brendshme.

Njomini rrobat e bardha në ujin në të cilin keni shtuar pak zbardhues. Lërini të qëndrojnë 15 – 30 minuta. Lajini sërish në programin e shpejtë dhe aktivizoni shpëlarjen e dyfishtë.

Nëse është fjala për rroba të ndjeshme, të cilat nuk e përballojnë zbardhuesin – në larjen e ardhshme shtoni lecka për thithjen e ngjyrës.

Mundeni në pjesën e ndarë për detergjent të qitni edhe lëng për eliminimin e njollave dhe sërish t’i lani rrobat. /Telegrafi/

Exit mobile version