Sapo e keni zgjedhur nuancën e përshtatshme të pudrës, e keni kuptuar që në lëkurë vështirë duket dhe që ndikon si maskë për fytyrë
Mos u brengosni, vetëm ndiqni udhëzimet të cilat jua kemi përgatitur.
A jeni njëra ndër ato të cilat vazhdimisht blejnë pudra të ndryshme, mirëpo assesi të gjejnë atë e cila vepron natyrshëm në lëkurë?
E dimë, edhe ne e kemi atë problem, transmeton Telegrafi.
Truku i thjeshtë i cili garanton dukje natyrale të pudrës në fytyrë fshihet, hiq më pak – në vaj.
Në të vërtetë, e gjitha që duhet të bëni është që me rastin e përdorimit të pudrës në të shtoni një pikël vaji.
Ekspertët e grimit rekomandojnë vaj bajameje apo vaj jojobe, mirëpo thonë edhe që nuk do të gaboni nëse zgjidhni edhe cilindo vaj tjetër të bukurisë, sipas shijes suaj.
Kur vajin ia shtoni pudrës, ai e ndryshon teksturën dhe bëhet më i lëmuar, andaj është e lehtë ta qitni dhe ta lyeni në fytyrë, gjë që do të thotë që do t’ju nevojitet sasi më e vogël.
Rezultati do të jetë ten i përsosur dhe rrezatues, i cili duket tërësisht natyral sikur fare të mos keni pudër. /Telegrafi/