Justin Trudeau thotë se tarifat amerikane ndaj Kanadasë do të ndërpriten për 30 ditë, pas një “telefonate të mirë” me Donald Trump.
Shtetet e Bashkuara do të fillonin të zbatonin tarifat 25 për qind në Kanada nga nesër, transmeton Telegrafi.
Në një postim në X, Trudeau thotë se do të udhëzojë 10,000 ushtarë që të punojnë në “mbrojtjen e kufirit”, si pjesë e marrëveshjes me Trump.
Ai gjithashtu thotë se do të rrisë burimet për të ndaluar rrjedhën e fentanilit, që shkon në SHBA nga Kanadaja.
“Një forcë e re sulmuese e përbashkët SHBA-Kanada po krijohet gjithashtu për të luftuar “krimin e organizuar, fentanilin dhe pastrimin e parave”, shtoi Trudeau.
Një veprim i ngjashëm është marrë edhe për Meksikën, ku presidentja e këtij vendi pas një telefonate të zhvilluar me presidentin amerikan, njoftoi se tarifat ndaj këtij vendi do të pauzohen për 30 ditë. /Telegrafi/
I just had a good call with President Trump. Canada is implementing our $1.3 billion border plan — reinforcing the border with new choppers, technology and personnel, enhanced coordination with our American partners, and increased resources to stop the flow of fentanyl. Nearly…
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) February 3, 2025