Site icon Telegrafi

Trudeau mbështet sulmet ajrore kundër Assadit

Menjëherë pas sulmeve me raketa ndaj caqeve siriane, ka reaguar edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi Trudeau lëshoi një deklaratë që dënonte përdorimin e armëve kimike në Ghouta lindore, ku më shumë se 40 vetë u vranë dhe 500 u plagosën – shumica prej tyre fëmijë – më 7 prill.

“Kanadaja mbështet vendimin e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të ndërmarrë veprime për të degraduar aftësinë e regjimit të Asadit për të nisur sulme të armëve kimike kundër popullit të vet”, tha Trudeau.

Trudeau vazhdoi duke premtuar se Kanadaja do të “vazhdonte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të hetuar më tej përdorimin e armëve kimike në Siri”, duke shtuar se “ata që janë përgjegjës dhe duhet të sillen para drejtësisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version