Telegrafi

Trudeau dhe Ivanka Trump përsëri bashkë, shpërthejnë aludimet për një “aferë” mes tyre (Foto)

Ai ka rrëmbyer zemrat e shumë grave të njohura në botën e politikës por jo vetëm. Megjithatë, ajo që është magjepsur plotësisht prej tij duket të jetë vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka.

Pas takimit të tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë dhe fotove që bënë xhiron e rrjetit, dyshja është parë sërish në një organizim tjetër.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ishte i ftuar të mbante një fjalim hyrës në shfaqjen e Brodway të muzikalit “Come From Away”, përcjell opinion.al.

Ndërkohë që bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner ishte duke ndihmuar të atin e saj për fjalimin që do mbante në Nashville, ajo ishte në avion duke udhëtuar për në New York, si e ftuara speciale e Trudeau-së.

Kaq ka mjaftuar që në Twitter të shpërthejnë aludimet për një “aferë” me tyre.