Prej ditës së mërkurë (22 gusht) Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e saj të 24, miratoi masat nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me ndalimin e reklamave të Qeverisë në televizionet komerciale, shtyp, billborde dhe internet portalet. Në këtë listë nuk përfshihen rrjetet sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Profesoresha Snezhana Trpevska nga Instituti për Studime të Komunikimit, në një intervistë për TV 24 ka thënë se, vendimi është për tu përshëndetur dhe se me këtë media do të bëhet gjithnjë më e pavarur. Mirëpo, sipas saj, Qeveria nuk duhet as në rrjetet sociale të reklamohet.
‘Vetëm se nuk mund të kuptoj se çfarë do të thotë fushata të paguara në rrjetet sociale. Në këtë rast, unë shtroj çështjen për nevojën e Qeverisë që të reklamohet në rrjetet sociale.
Nuk e kam të qartë se për çfarë lloji të reklamës apo fushatës bëhet në rrjetet sociale, përderisa nuk janë të lidhura me ndonjë interes publik”, ka theksuar Trpeska. /Telegrafi/