Paris Saint-Germaini është nikoqir i Troyes në Parc des Princes për ndeshjen e javës së 36-të në Ligue 1.
Kampioni i konfirmuar i Francës për sezonin 2021/2022 nuk ka ndonjë objektiv për këtë takim dhe luan vetëm për statistika.
Në anën tjetër, skuadra e Troyes nuk e ka siguruar akoma mbijetesën, pasi ndodhet pesë pikë larg zonës së rrezikut.
Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Bruno Irles i kanë zgjedhur ekipet që do të inkuadrohen nga minuta e parë.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Verratti, Danilo Pereira; Di Maria, Messi, Neymar; Mbappe.
Formacioni startues i Troyes: Moulin; Kabore, Palmer-Brown, Biancone, Conte, Larouci; Ripart, Kouame, Tardieu, Chavalerin; Ugbo.
/Telegrafi/