Telegrafi

Tronditje për ekonominë e eurozonës

Ekonomia u tkurr me 0.2% për secilën periudhë.

Dy nga ekonomitë më të mëdha të bllokut, Gjermania dhe Italia janë në recesion, ndërsa Spanja për herë të parë në 15 vjet ka parë ekonominë vetë të bjerë.

Por Franca ka bërë përjashtim. Shifrat e reja të sapodala tregojnë se ekonomia franceze pati një rritje të vogël ekonomike në cerekun e tretë të vitit.

Ministrja franceze e ekonomisë, Christine Lagarde, tha se ekonomia kishte shënuar rritje me 0.14 për qind në tremujorin e trete të këtij viti.

Britania ka bërë të ditur se ka mundësi që tashmë ekonomia të ketë rënë në recesion, ndërsa shifra e papunësisë është në nivelin e saj më të lartë në 11 vjet./BBC/