Telegrafi

Tronditet Vjena, gjenden të vdekura një grua dhe dy vajzat e saj – shkak mund të jetë uria (Video)

Një grua dhe dy vajzat e saj binjake kanë vdekur urie në një apartament të mbyllur në Vjenë.

Sipas mediave, trupat u gjetën në apartament në lagjen Floridsdorf më 21 maj.

Policia informoi se nuk ka gjetur asnjë shenjë dhune apo helmimi, ndërkohë që do kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 45 vjeçares dhe dy vajzave të saj 18 vjeçe.

“Shkaku i vdekjes mund të jetë uria”, tha të enjten një punonjës policie.

Gratë mendohet se kanë humbur jetën nga fundi i marsit fillimi i muajit prill, përcjell oranews.tv.

Policia kriminale e Vjenës ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes pasi një sërë pyetjesh ngrihen mbi faktin si mundet që një grua të vdesë nga uria.

Hetuesit kanë marrë në pyetje të afërmit dhe pritet që në javët në vijim të mësohen më shumë detaje.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave.