Telegrafi

Tronditet Roma, lëndimi i Dybalas është më i rëndë se sa pritej

Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Cagliari 1-4, por ka marrë edhe një lajm shumë të rëndë nga kjo sfidë.

Ylli kryesor i skuadrës, Paulo Dybala u detyrua ta lë fushën e blertë shkaku i lëndimit.

Argjentinasi u largua nga loja në minutën 40-të të ndeshjes, derisa shpërtheu në lot.

Por duket se lëndimi i tij është më i rëndë se sa pritej dhe tanimë janë bërë ekzaminimet mjekësore.

Calciomercato ka raportuar se Dybala do të mbetet jashtë fushave të blerta për dy muaj.

Lexo po ashtu Roma merr fitoren e dytë me radhë, fiton si mysafir i Cagliarit

Kjo ka bërë që Roma të tronditet, pasi lojtari do t’i humbas rreth 10 ndeshje mes Serie A dhe Ligës së Evropës. /Telegrafi/