Telegrafi

Tronditet Reali – Ronaldo mungon në finale ndaj Atleticos?

Cristiano Ronaldo është larguar nga ndeshja ndaj Deportivo La Corunas për shkak të një dëmtimi.

Trajneri Zidane konfirmoi se lojtari u largua pas dëmtimit të pësuar.

“Ronaldo ka një goditje të rëndë në këmbë”, u shpreh Zidane.

Ronaldo pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore ku pritet të konstatohet natyra e lëndimit.

Ai automatikisht mbetet në dyshim për finalen ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/