Skuadra angleze Liverpool ka marrë një barazim mjaft shpresëdhënës në çerekfinalen e parë në Ligën e Evropës kundër Dortundit në Gjermani.
Megjithatë ka pasur dhe lajme jo të mira për trajnerin gjerman të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Liverpooli dhe kombëtarja angleze janë në ankth për kapitenin Jordan Henderson që ka lënë fushën me fillimin e pjesës së dytë pas një lëndimi në ligamentin e gjurit.
Vetë Klopp pas ndeshjes ka deklaruar se lëndimi i Hendersonit duket serioz, por analizat e hollësishme që pritet të zhvillohen sot në Liverpool do të japin një përgjigje të saktë për shkallën e dëmtimit dhe kohën e riaftësimit të kapitenit të ‘të kuqve’.
Gjasat janë që ai do të mungojë për shumë kohë, duke mos përjashtuar dhe humbjen e Evropianit në Francë. /Telegrafi/