Telegrafi

Tronditet kombëtarja serbe në basketboll, kapiteni ka përdoruar substanca të ndaluara (Foto)

Milos Teodosic from Serbia reacts during the EuroBasket European Basketball Championship Group B match against France in Siauliai, Lithuania, Monday, Sept. 5, 2011. France won the match 97-96. (AP Photo/Petr David Josek)

Një zbulim i hakerëve rusë ka tronditur Serbinë, pasi kapiteni i tyre në skuadrën e basketbollit ka dal pozitiv në doping.

Në zbulimin që kanë bërë disa hakerë rusë, thuhet se kapiteni i ekipit kombëtar të Serbisë në basketboll, Milos Teodosic, ka përdoruar substanca të ndaluara.

Sipas Tass 41 atletë nga 13 shtet gjenden në këtë listë.

Tani në këtë listë kemi emra të biçiklistit Stephen Cummings dhe notarit Cameron Van Der Burgh.

Në listë nuk është asnjë atletë rusë edhe pse këta të fundit ishin zënë në numër të madhe me doping.

Në dokumentet e para të publikuara me 13 shtator kishin dal emra të gjimnastes
Simone Biles, tenisteve Serena dhe Venus Willians dhe basketbollistes Elena Delle Donne. /Telegrafi/