Telegrafi

Tronditet Juventusi dhe Italia, Chiesa humb sezonin

Një lajm i tmerrshëm ka ardhur nga Italia, për lëndimin e sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa.

Anësori italian ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Romës dhe sot ka kryer testet mjekësore.

Lëndimi i pësuar në takimin ndaj Romës, ishte më i rëndë se sa u mendua fillimisht.

Pas testeve mjekësore në J Medical, u konstatua se Chiesa ka lënduar ligamentin e gjurit të majtë dhe në ditët në vijim do të operohet.

Është një lajm i rëndë për Juventusin, pasi Chiesa praktikisht ka mbyllur sezonin dhe duket tejet e vështirë të rikthehet para fundit të sezoni 2021/22.

Chiesa do të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë muaj dhe do ta humbas edhe ndeshjen e ‘Play-Off’-it të Italisë kundër Portugalisë. /Telegrafi/