Kjo video tronditëse është filmuar pak ditë më parë në Stamboll.
Një shtetas turk i quajtur Mustafa Kara ka goditur 25 herë me thikë ish-gruan, me të cilën ishte ndarë 10 vite më parë, shkruan Tema.
Cigdem Koc, 35 vjeç, ka vdekur në spital nga plagët e shumta.
Nuk dihet arsyeja e sulmit teksa policia ka arrestuar autorin që rrezikon shumë vite burg.