Një video e publikuar nga “AnaMedia”, dëshmon se sa pak solidaritet dhe humanizëm ka mbetur ndër shqiptarë.
Në video shihet një person i shtrirë në tokë që dridhet, pa ndjenja (nuk dihet saktë çfarë i ka ndodhur).
Ajo çka shihet qartë në video është se kalimtarët lëvizin të pashqetësuar pranë tij dhe përpiqen vetëm të mos e shkelin.
Askush nuk denjon ta ndihmojë apo të lajmërojë ambulancën a policinë….
Ngjarja në zonën e Bllokut në Tiranë.