Site icon Telegrafi

Trokit dhe PR Solutions përfaqësues të DDB Worldwide për Kosovë

Një prej Kompanive më të mëdha në botë të Marketingut “DDB Worldwide”  pjesë e Omnicom Group, po e hap përfaqësinë e saj edhe në Kosovë, “DDB Kosova”.

DDB Worldwide është themeluar në vitin 1949. Aktualisht ka të punësuar më shumë se 13 mijë punëtorë dhe punon me rreth 1 500 klient. DDB operon në 90 vende të botës me gjithsej 200 zyra. Kjo kompani është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme ndërkombëtare në fushën e Marketingut.

Disa nga klientët e DDB Worldwide janë: Volkswagen Group, McDonalds, PepsiCo, Henkel, Unilever, Electrolux, Johnson & Johnson, Ericson, Chipita, Philips dhe shumë brende të tjera.

DDB në Kosovë do të përfaqësohet nga dy kompani vendore të cilat kanë një përvojë shumëvjeçare në fushën e Marrëdhënieve me Publik, Marketingut, Reklamimit- Komunikimit Digital dhe Krijimit të Brendeve.

Trokit dhe PR Solutions do të bashkojnë përvojën, diturinë dhe burimet njerëzore, të cilat me përkrahje të fuqishme nga DDB Worldwide, do të rezultojë në krijimin e një kompanie të re që do të sjellë risi, kreativitet dhe potencial për shumë vende të reja pune.

Përvoja e këtyre kompanive ka rezultuar me fitimin e disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit.  /Telegrafi/

Exit mobile version