Site icon Telegrafi

I troket në derë fqinjit që t’i ankohet për tonin e lartë të muzikës, braziliani e pëson me jetë – theret për vdekje

Një burrë që kishte trokitur në derën e fqinjit për t’u ankuar për tonin e lartë të muzikës rreth orës 2:30 të mëngjesit, është therur për vdekje me thikë, kurse kamerat e sigurisë të instaluara nëpër korridoret e ndërtesës kanë kapur këtë moment të tmerrshëm.

Sipas policisë braziliane, Helenildo Alves dos Santos, 37-vjeç, raportohet se kishte trokitur në apartamentin e Joao Roberto Penna Pereira, transmeton Telegrafi.

Ky 35-vjeçar ka pranuar në stacionin e policisë në Valparaiso de Goias, se Alves dos Santos kishte trokitur në derën e tij dhe e kishte goditur dy herë me grusht në prezencë të gruas dhe djalit 6-vjeç.

Penna Periera që ishte marrë në pyetje i kishte thënë gruas që t’i telefonoj policisë, para se ta merrte thikën për t’u konfrontuar me Alves dos Santosin, i cili sipas tij ishte nën ndikim të alkoolit.

Por, kamerat e sigurisë kanë kapur dyshen duke u konfrontuar në korridor. Alves dos Santos shihet duke ikur nga fqinji i cili në video shihet qartë duke ia ngulur thikën viktimës në kraharor dhe shpinë.

Dhe derisa po i rridhte gjak nga plagët e marra, Alves dos Santos po qëndronte në korridor përballë Penna Pereiras që i bërtiste tërë kohën. Megjithatë pas intervenimit të fqinjëve tjerë, viktima është dërguar me urgjencë në spital për ta shpëtuar, por pa ndonjë sukses – ai atje u shpall i vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version