Për dallim prej maceve tjera që shfrytëzojnë derëzën e vogël, apo gërvishtin derën për të kërkuar të hyjnë brenda, një tjetër nga Marseyside e Anglisë ka befasuar me formën se si veproi.
E hipur sipër një muri të vogël, macja ka zgjatur putrën dhe trokiti në derë, para se të priste e qetë për t’ia hapur, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit kanë mbetur të befasuar, me veprimin e pazakontë të gjallesës, që është e njohur për mos nënshtrim.
“Duhet të jetë macja më e sjellshme ndonjëherë” si dhe “nuk ngjanë aspak me macen e fqinjit tim, që bënë shumë zhurmë derisa ia hapin derën”, ishin dy prej komenteve rreth ngjarjes. /Telegrafi/
https://youtu.be/gpqQ8QnrhbU