Rock grupi Troja ka paralajmëruar një prej performancave më ekskluzive live në vitet e fundit në skenën e madhe të konakut në HardhFest.
Ditë më parë u konfirmua që Troja do të performojë në natën e dytë të festivalit më 3 shtator.
Dhe kjo u prit shumë nga adhuruesit e rockut në Kosovë.
Njoftimin e ka shpërndarë edhe grupi në faqen zyrtare, ku kanë paralajmëruar një performancë live për kokërr t’qefit.
“Në HardhFest me qefin më të madh me e kall për kokërr t’qefit”, u shpreh grupi në faqen zyrtare në një postim.
Pos grupit Troja më 2 shtator në natën e parë performon Elita 5 dhe mbesa e Skënderbeut, Sofie Kastrioti.
Telegrafi është sponsor medial i festivalit. /Telegrafi/