Site icon Telegrafi

Troftë me arra: Racion i shkëlqyeshëm dhe i ushqyeshëm për gjithë familjen

Në vetëm pak minuta mund të shërbeni një pjatë shumë të shijshme

Përbërësit:

– 1 kg troftë;
– 150 g arra;
– 1 qepë;
– 1 lugë spec i kuq i bluar;
– vaj;
– kripë,
– piper i zi i bluar.

Përgatitja:

Qepën grijeni imët dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.

Arrat shtypni në havan apo grini imët.

Kur qepa të zbutet në tigan shtoni arrat, pastaj specin e bluar dhe përzieni. Pasi që qepa fërgohet, hiqeni tiganin nga furra.

Enën rezistuese ndaj zjarrit spërkateni me vaj, troftën mbusheni me fill nga tigani dhe radhisni peshkun në enën rezistuese ndaj zjarrit.

Fillin e mbetur qiteni mbi troftë dhe spërkateni me vaj.

Piqni 60 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius.

Shërbejeni të nxehtë me sallatë të gjelbër dhe domate.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version