Telegrafi

Trofeu i dytë për Bayernin

Serinë e golave e filloi Arjen Robben nga pika e bardhë (35’) dhe me epërsi minimale prej 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në minutat e para të fraksionit të dytë të lojës (51’), kroati në top-formë Ivica Olic dyfishoi epërsinë e bavarezëve.

Radha i erdhi Franck Ribery, i cili realizoi golin e tretë (63’), ndërsa Bastian Schweinsteiger vendosi rezultatin përfundimtar prej 4-0 (83’).

Ky është trofeu i dytë i Bayernit këtë sezon, që e ka mundësinë të shkruajë historinë me tre tituj, nëse arrin ta mposhtë Interin në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/