Telegrafi

Trajkoviq: Kurti nuk bënë kompromis – e padiskutueshme që Kosova fitoi me marrëveshjen për dokumente

Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka komentuar sërish marrëveshjen e arritur të shtunën (27 gusht 2022), në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me letërnjoftimet.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq shkroi se ekipi i Serbisë ka dështuar që ta kushtëzojë marrëveshjen për dokumente me themelimin e Asociaiconit të Komunave Serbe.

“Është e padiskutueshme që Kosova fitoi duelin diplomatik për dokumentet. Ekipi ynë negociator humbi shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitetin të paktën me formimin e ASK-së”, ka shkruar Trajkoviq.

Lexo po ashtu Trajkoviq reagon pas marrëveshjes së dokumenteve: Serbia me Vuçiqin në krye, u fundos në mënyrë diplomatike

Ajo ka shtuar se kryeministri Kurti nuk është i gatshëm për kompromise.

“Kurti është inkurajuar dhe nuk do të jetë edhe më i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, u shpreh Trajkoviq.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. /Telegrafi/